Mungesa e punëtorëve/ Pengesë për shtimin e sipërfaqeve me sera në Cakran

18/02/2024 13:45

Sokol Seitaj nga fshati Gorishovë në Cakran prej 8 vitesh kultivon në një sipërfaqe prej 7 dynymë serë diellore lakër, sallatë, shalqi dhe pjepër. 

“Në ketë biznes jemi angazhuar familjarisht shprehet Sokoli dhe kemi  arritur që brenda një viti të kultivojmë dy sezone një me pjepër dhe bostan dhe aktualisht jemi duke prodhuar lakër sallat tē varietetit. MAGNUS CRESO pretendojmë që deri në fund të sezonit të arrijmë të marrim prodhim 25 deri ne 30 tone dhe i gjithë prodhimi cilësor tashmë ka siguruar tregun e vet dhe do te eksportohet në vendet e rajonit nëpërmjet pikave të grumbullimit”, tha fermeri Sokol Seitaj.

Ky fermer dëshiron të shtojë sipërfaqet me sera, por pengesë mbetet mungesa e fuqisë punëtore.

“Kam zgjedhur te kultivoje lakër dhe bostan tregon fermeri pasi këto kultura eliminojnë ndjeshëm krahun e punës dhe kanë një treg më të sigurt”, tha Seitaj.

Edhe pse është përfitues në skemat ndihmëse nga qeveria fermeri kërkon më shumë mbështetje në infrastrukturë dhe financim.

Top Channel