Burgosen familjarët që abuzuan e droguan nusen me tableta pas martesës me mblesëri në Britani (fotot)

14/02/2024 15:30

Familjarët e një të reje që mbeti në gjendje kome prej tabletave që iu dhanë me forcë për të pranuar një martesë me mblesësi, janë burgosur sot nga një gjykatë në Britani.

Ambreen Fatima Sheikh ishte 30 vjeçe kur iu dha mjekimi anti-diabet glimepiride, që i shkaktoi dëmtime të rënda në tru, kur u kthye në Britani nga Pakistani pas martesës me mblesëri.

Ajo ishte lagur gjithashtu me një substancë gërryese dhe ishte abuzuar fizikisht në shtëpi, para se të shtrohej në spital më 1 gusht 2015.

Fillimisht besohej se Sheikh, tashmë 39 vjeçe, do të vdiste, por kur i fikën ventilatorin e frymëmarrjes në spital, ajo nisi të merrte frymë vetë.

Në gjykatë u tha se ajo nuk është e ndërgjegjshme dhe nuk do të rikuperohet kurrë nga dëmtimet në tru. Prokurorët thonë se ajo ushqehet me anë të një tubi dhe rrjedhimisht do të vdesë prej asaj që i ndodhi, edhe pse nuk dihet se kur.

Gjykatësi Justice Lambert tha se ajo nuk del kurrë nga shtëpia, nuk ka të ardhura apo të njohur në Britani, përveç familjes së bashkëshortit që e abuzuan.

Bashkëshorti i saj, Asgar Sheikh, 31 vjeç, u burgos me shtatë vjet e nëntë muaj, bashkë me babanë e tij Khalid Sheikh, 55 vjeç, nënën Shabnam Sheikh, 52 vjeçe.

Vëllai i Asgar Sheikh, Sakalayne Sheikh, 25 vjeç, mori vetëm dënim të pezulluar ashtu si dhe motra e tij Shagufa Sheikh, 29 vjeçe.

Në gjyq u tha se zonja Sheikh mbërriti në Britani pas martesës në Pakistan por familjarët nuk ishin të kënaqur me të dhe mendonin ta kthenin përsëri në Pakistan.

Shqetësime për mirëqenien e saj ishin ngritur dhe dy oficerë policie erdhën në shtëpi, por më pas e deklaruan atë në gjendje të mirë, edhe pse ajo nuk fliste anglisht.

Gjykatësi tha se pas abuzimit familjarët kishin thirrur ambulancën disa ditë pasi ajo kishte humbur ndjenjat. Më pas ata kishin gënjyer për atë që kishte ndodhur.

Në gjyq u tha se zonja Sheikh po merr kujdesje në një klinikë të fundit të jetës, pasi nuk pritet të shërohet por mund të jetojë disa vjet./DailyMail/

FOTO GALERI
4/7
Kunata

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA