Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mbante me vete pistoletë dhe municion luftarak.

Gjatë operacionit policor të koduar “Customer” ra në pranga L. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Policët e kanë lokalizuar në një lokal në Mullet, të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një pistoletë dhe krehër me municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, së në një lokal në Mullet, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Customer”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel