Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar mposhti këtë të shtunë në Londër Xhon Frenk Mendi në një ndeshje me dhjetë raunde.

Fituesi i këtij dueli u vendos me pikë, pasi të dy boksierët rezistuan deri në fund në ring.

Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.

Londra u vesh kuqezi falë mbështetësve të shumta të Uldedajt, që ka programuar të tjera duele.

Sara Gjordeni, ish-e dashura e boksierit, që gjatë një bisede me Erjolën në BBV3 i uroi sot fitoren. 

“Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë kurrë një “jo” definitive, se po të ishte definitive, do të isha idiote po ta përmendja”.

Erjola: Është komplekse, ka situata komplekse, por njerëzit nuk i kuptojnë.

Sara: Jam pak si në siklet, sepse dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën sot, çdo ditë që paraprinte, kisha emocione.

Erjola: Si do të reagoje nëse do të vinte këtu.

Sara: E di që nuk vjen, nuk është ai tip. Ka karakter dominant dhe të fortë, kurrë nuk do e vendoste veten në këtë situatë.

Erjola: Nuk do të doja të isha në vendin tënd. Ke nevojë të dëgjosh versionin e tij?

Sara: Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat. Unë kam arritur ta njoh dhe ta dua si njeri, kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Çdo gjë bashkë e kemi kaluar. E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Sepse nuk është një njeri që e përçmoj apo e urrej. E kam lart atë dhe familjen e tij.

Erjola: Shpresoj të marrësh një përgjigje.

Sara: O Zot i madh.

Erjola: Është vrastare të shikosh dikë duke u puthur. Do të ishte më mirë t’ia thuash përballë, por vetëm njëra palë sheh tjetrën.

Sara: Paqartësia më vret, se ai i shikon të gjitha.

Top Channel