Pezullohet ndeshja Hamburg-Hannover kur tifozët lidhin zinxhirë te shtyllat, shfaqin pankarta kundër pronarit të Hannover (fotot)

09/02/2024 21:40

Është pezulluar sonte pwr afro nje ore ndeshja e futbollit e të premtes mbrëma në kampionatin gjerman Bundesliga 2 pasi tifozë të skuadrës udhëtuese kanë lidhur zinxhire te shtyllat e portës në protestë ndaj pronarëve dhe menaxhimit të klubit të tyre.

Tifozët morën veprimin e tyre gjatë pushimit të pjesës së parë duke nisur protestën e rrallë në stadiumin Volksparkstadion.

Disa tifozë të Hannover lidhën me drynë zinxhirët në shtyllat e portës për të protestuar ndaj pronarëve të klubit.

Në një prej pankartave të mëdha shihej fytyra të pronarit të Hannover, Martin Kind e vendosur në një shënjestër, çka u konsiderua e papranueshme nga zyrtarët që urdhëruan pezullimin e ndeshjes .


Kind ka miratuar pranimin e investitorëve të tjerë në skuadër megjithë kundërshtimin e bazës së tifozëve vendas qe duan te ruajnë traditën sportive te klubit.

FOTO GALERI
1/3
Tifozet e Hannover njihen ne Gjermani per pasionin ndaj skuadres se tyre

Top Channel