Fermerët polakë bllokojnë me traktorë kalimin kufitar me Ukrainën (fotot)

09/02/2024 19:24

Fermerët protestues në Poloni kanë bllokuar sot pikën kufitare të Dorohusk me Ukrainën për të protestuar kundër direktivave të Bashkimit Evropian për importe të pakontrolluara të produkteve bujqësore nga Kievi.

Tomasz Obszanski, kreu i sindikatës së fermerëve tha se gjendja ka ardhur ku nuk tolerohet më pasi fermerët nuk kanë më para për të punuar e mbijetuar.

“Nëse BE nuk bën asgjë atëherë duhet të flasim hapur për dalje nga Bashkimi Evropian sepse ne jemi një vend i vetëmjaftueshëm, të aftë për të prodhuar ushqim të cilësisë më të mirë”.

Teksa traktorët ishin ndaluar në një gjatësi prej rreth 2 kam nga pika kufitare, fermerët thonin se prodhimi i tyre nuk arrin të shitet prej politikave të importeve të lira nga Ukraina.

Fermeri Damian Rakowiecki gjithashtu tha për rrjetin AFP se cilësia e produkteve të importit nuk justifikon politikat e imponuara nga qeveria.

“Shikoni çfarë ndodhi me misrin ukrainas vitin e kaluar. Tonelata misër prisnin në vagona dhe u prishën, ne e njohim cilësinë e atij produkti. A duam të ushqejmë fëmijët me të, a duam të shesim produkte të prodhuara nga ai misër?”, tha Rakoviecki.

Fermerët polakë bënin gjithashtu thirrje për largim të komisionierit të BE për bujqësinë, polakut Janusz Wojciechowski.

Zhvillimi vjen teksa fermerët në Francë, Belgjikë, Portugali, Greqi, Spanjë e Gjermani kanë protestuar kundër udhëzimeve të BE të kufizimit të subvencioneve dhe të prodhimit bujqësor, duke rritur kostot vendase dhe favorizuar importet e lira të produkteve.

FOTO GALERI
3/9
Teksa traktorët ishin ndaluar në një gjatësi prej rreth 2 kam nga pika kufitare, fermerët thonin se prodhimi i tyre nuk arrin të shitet prej politikave të importeve të lira nga Ukraina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA