Demonstruesit përleshen me policinë në Senegal pas shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale (fotot)

09/02/2024 18:58

Grupe demonstruesish ngritën sot barrikada dhe lëshuan gurë ndaj policëve me veshje të rënda në kryeqytetin e Senegalit teksa tentonin të marshonin kundër shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale nga autoritetet.

Përplasjet ndodhën pasi policia shpërndau me forcë njerëzit që po mblidheshin për të kundërshtuar urdhrin e minutës së fundit për shtyrjen e zgjedhjeve, që sipas protestuesve bëhet per mbrojtjen e presidentit aktual ose për manipulim të votës nga autoritetet.

“Situata është e përçmueshme, ne erdhëm këtu sot për t’u lutur, ndërsa ata na hodhën gaz, kjo është e patolerueshme”, tha për rrjetin AFP, Thierno Alassane Sall, një nga 20 kandidatët që duhet të merrnin pjesë në zgjedhje.

“Senegalezët duhet të zemërohen, dhe jo vetëm në rrjetet sociale”, shtoi ai.

Vendimi shtyrjes së zgjedhjeve që u mbështet më pas nga parlamenti solli zemërim të ashpër nga opozita dhe kritika nga komuniteti ndërkombëtar.

Lëvizja e paprecedentë ka hedhur dyshime mbi reputacionin e vendit afrikano-perëndimor që deri më herët ishte konsideruar i stabilizuar.

Mësuesi i gjeografisë Assane Sene tha nga protesta se ky ishte vetëm fillimi.

“Nëse qeveria ngul këmbë ne do të duhet të tentojmë qasje të ndryshme”, tha ai.

Shtyrja e votës i hap rrugë presidentit aktual Sall – mandati i të cilit skadon në prill – të mbetet në pushtet deri në zgjedhjen e pasardhësit, ndoshta në vitin 2025, shkruan AFP.

FOTO GALERI
3/5
Lëvizja e paprecedentë ka hedhur dyshime mbi reputacionin e vendit afrikano-perëndimor që deri më herët ishte konsideruar i stabilizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA