30-vjeçari bie për vdekje në përzierësen e ushqimit të kafshëve para familjarëve të tmerruar në fermë (fotot)

07/02/2024 15:50

Një i ri ka humbur jetën kur ka rënë në mënyrë të pashpjegueshme në makinerinë e përzierjes së ushqimit në fermën e familjes së tij në Bayindir, Turqi në ngjarjen e tmerrshme që ndodhi para familjarëve të tij.

Nuk dihet sesi viktima İbrahim Aydemir humbi ekuilibrin për të rënë brenda makinerisë, por policia vendase tha se i riu po shtonte uje në përzierëse kur ishte kapur nga boshtet rrotulluese të makinerisë.

Familjarët që dëshmuan tmerrin thirrën shërbimet e emergjencës por kur erdhën grupet mjekësore, İbrahim kishte vdekur, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Trupi i viktimës është dëgjuar në klinikën e mjekësisë ligjore në İzmir teksa prokurorët thanë se po hetojnë shkaqet që e kishin bërë viktimën të humbiste ekuilibrin.

Muajin e kaluar një aksident i ngjashëm fatal u regjistrua në Anglesey, Uells, ku një 26 vjeçar humbi jetën teksa punonte në fermën e Carreglfen, më 3 janar. Familjarët i bënin homazhe të riut të lumtur që adhuronte punën dhe makineritë e fermës.

FOTO GALERI
2/2
Trupi i viktimës është dëgjuar në klinikën e mjekësisë ligjore në İzmir teksa prokurorët thanë se po hetojnë shkaqet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA