25/11 13:47
Tensione në hyrje të Kuvendit, ndërsa deputetët e përjashtuar të opozitës kërkojnë të futen me forcë në sallën e Parlamentit. Ata janë bllokuar nga Garda e Republikës, e cila është bërë ‘gardh’ para derës së Kuvendit.
“Zoti drejtues i Gardës mos lejoni terroristët me kollare të hyjnë në Kuvend”- tha një nga deputetët e PD-së.
“Hapni rrugën se nuk është kazermë. Ore kazermë është kjo apo diçka tjetër. Hapeni rrugën se është parlament. E ka kthyer Rama parlamentin në kazermë”- është shprehur Salianji.
I përballur me insistimin e drejtuesit të Gardës së Republikës për të mos t’i lejuar të kalojnë, Salianji iu është kthyer duke thirrur: “Lëri deputetët të futen në Parlament”.
Top Channel