Momente tmerri në një bar në Peru, këngëtari goditet nga rryma elektrike gjatë një performance
Të paktën 46 njerëz raportohet se kanë humbur jetën teksa zjarre të përbindshme kanë përfshirë rajone qëndrore e jugore në Kili, ku nga më të prekurit është Valparaíso.
President Gabriel Boric ka paraljmëruar se numri i viktimave nga zjarret ka gjasa të rritet.
Dje ministrja e brendshme, Carolina Tohá, tha se ishin aktualisht 92 zjarre në pyjet e zonave qendrore e jugore të vendit, që ishin përfshirë nga një periudhë e pazakontë temperaturash të larta.
Ata shtonin se zjarret më shkatërrimtare ishin në rajonin Valparaíso, ku autoritetet nxisnin banorët “të mos dilnin nga shtëpitë” e tyre në mënyrë që zjarrfikëset e mjetet e emergjencës të kalonin më shpejt.
Nuk janë dhënë më shumë detaje për viktimat.
Ministrja shtonte se në zonat Quilpué e Villa Alemana ishin djegur 5000 hektarë pyje ndërsa kërcënohej rezorti bregdetar Viña del Mar.
“Kam 32 vjet që jetoj këtu dhe nuk e kisha imagjinuar që mund të ndodhte diçka e tillë”, tha vendasi Rolando Fernández, i cili tha se kishte parë për herë të parë zjarret pranë shtëpisë së tij të premten.
“Kisha punuar gjithë jetën, tani mbeta pa shtëpi”, shtonte ai për pasojat e katastrofës.
Disa streha për të prekurit ajnë ngritur në Valparaíso dhe rreth 19 helikopterë e shumë mjete zjarrfikëse po luftojnë kundër flakëve.
Zyrtarët kanë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike prej zjarreve në Valparaíso, që kanë detyruar dhe zbrazjen e dy spitaleve, sipas zyrtarve. /TheGuardian/
Top Channel