Rezidentë dhe liderë politikë në Bosnie shënuan sot 30-vjetorin e sulmeve vrasëse ndaj Sarajevës prej forcave të ushtrisë serbe gjatë luftës brutale të ish-Jugosllavisë. Sulmi ndaj tregut të Markale la 67 të vdekur e më shumë se 140 të plagosur, dhe konsiderohet më i rëndi në konfiktin civil.
“Të mbijetuarit nuk do të mund të heqin kurrë imazhet nga mendja e tyre”, tha dëshmitari Vahida Tvico.
Pjesëmarrësit në ceremoninë e sotme vendosën lule në monumentin e bardhë ku besohet se shpërtheu predha vrasëse e artilerisë.
“Më dukej sikur e gjithë Sarajeva ishte aty atë ditë, në atë treg. Dita ishte e bukur me diell, si tani, madje kishte gra me fëmijë në karroca”, shton 72 vjeçari, Vahida Tvico, për rrjetin AFP.
Por gjithçka u kthye në një katastrofë kur predha e artilerisë serbe ra në mesin e tregut duke ndezur kasaphanën.
Fazila Smajovic, mes të tjerëve që bënin homazhe në Markale tha se motra e saj Hasija ishte mes të vrarëve.
“Ne po prisnim që ajo të vinte në shtëpi, të kthehej nga pazari, por e gjetëm në spital ku më pas vdiq:, thotë Smajovic për AFP.
Gjatë 44 muajve të rrethimit të Sarajevës më shumë se 11,000 njerëz u vranë në kryeqytet, ndërsa rreth 100,000 humbën jetën në të gjithë Bosnien dhe më shumë se 1 milionë u detyruan të zhvendoseshin.
Top Channel