Spektakli më i ndjekur dhe më famshëm në Shqipëri, Big Brother VIP 3, do të mbërthejë edhe këtë të shtunë shumë shikues para ekranit.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube, në linkun e mëposhtëm.

Shtatë banorë janë në nominim, Ilnisa, Sara, Fationi, Juli, Meri, Meritoni dhe Gabriele, dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë sonte. Një banor tjetër pritet të lërë shtëpinë, pasi një nominim i dytë do të hapen natën e sotme, si pasojë e shkeljes së rregullave të një loje.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality shoë televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Big Brother Vip këtë vit vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.

Top Channel