Banorët e qytezës më obeze në Britani thonë se ‘janë pushtuar’ nga ‘fast-food-et’ e pulës (fotot)

03/02/2024 17:23

Rezidentët e një prej zonave më obeze të Britanisë ankohet se janë “pushtuar” nga dyqanet e pulës së skuqur dhe po nxisin autoritetet të ndalojnë hapjen e të tjera ‘fast-food-eve’.

Qyteza e Luton pranë Londrës, ka 19 dyqane “Peri chicken” që tregtojnë produkte të përpunuara pule dhe dhjetra të tjerë të këtij lloji, që sipas statistikave kanë shkaktuar ratat më të mëdha të obezitetit në vend.

Statistikat regjistrojnë 4,880 shtrime në spital për obezitet në 100,000 banorët e saj, në vitet 2022/23 – më e larta kudo në Britani, shkruan DailyMail.

Një tjetër statistikë shokuese është ajo që tregon se dy të tretat e të rriturve në Luton klasifikohen si mbipeshë ose obezë.

Një banor i zemëruar komentonte për rrjetin MailOnline: “Qyteti është plot me njerëz obezë dhe kjo është faji zyrtarëve të bashkisë. Ata lejojnë të hapen vetëm këto dyqane ushqimesh të përpunuara e të dëmshme, kjo duhet të ndalojë”.

Megjithëse vendasit ia vënë fajin dyqaneve të ushqimit të shpejtë që dominojnë qendrën e qytetit, pronarët dhe punonjësit e tyre thonë se vetëm po japin një shërbim për klientët.

Ata e përshkruajnë Luton si ‘sheshin e florinjtë’ për fast-food-et e pulës.

MailOnline shkruan se gjatë një vizite javës që shkoi, dyqanet e ushqimit të shpejtë ishin të mbushura me klientë që prisnin ‘rimbushjen’ e tyre që prej mesditës, teksa stafi nxitonte të kënaqte të gjithë.

Rrugët gjithashtu ishin të mbushura me motoçikleta shpërndarjeje të ushqimeve të shpejta.

Banori vendas, stërvitësi George Feron, 49 vjeç, tha se ishte për të ardhur keq që qyteza po ‘dominohej’ nga këto biznese dhe nga njerëzit mbipeshë.

“Kjo e bën qytetin të sëmurë, këto dyqane janë kudo. Kjo ul moralin e vendit pasi disa prej fast-food janë të pista e të shpifura duke prishur dhe pamjen e vendit”.

“Kjo nuk duhet të lejohet, nuk është e drjetë. Unë kam biznesin tim këtu dhe nuk është zbavitëse. Në vend që të ishte një zonë vibruese dhe me variacione, është e mbushur me ‘chicken shop’ dhe dyqane bixhozi. Kjo të çon në depresion. Janë autoritetet që e lejojnë këtë”.

Ndërsa për shitësit e dyqaneve biznesi i tregtimit të ushqimit të obezitetit vijon të lulëzojë.

“Nuk është faji ynë, çfare duhet të bëjmë ne? Njerëzit e zgjedhin vetë atë që hanë, ne vetëm ua japim”, tha një punonjës i ‘Peri Peri Chicken’./DailyMail/

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA