Policia përdor plumba gome, ujë me presion kundër protestuesve jashtë Kongresit të Argjentinës (fotot)

02/02/2024 18:59

Policia argjentinase ka përdorur sot plumba gome dhe ujë me presion duke lënë të plagosur dhjetra protestues në kryeqytetin Buenos Aires, teksa ata demonstronin kundër presidentit të ri Javier Milei.

Ndërkohë parlamenti vijon debatimin e reformave të kontestuara të ekonomisë, politikës dhe disa aspekteve të jetës private të qytetarëve, që ai po avancon.

“Kishte ekzagjerime në reagimet,” tha një nga liderët e partisë në pushtet José Luis Espert, kur u pyet për veprimet e forcave të sigurisë që lanë dhjetra njerëz të plagosur, siç konfirmohet nga rrjeti AFP.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një vlerësim për incidentet, teksa një ditë e tretë protestash është planifikuar nesër.

Forcat e policisë së militarizuar përdorën sot një protokoll të ashpërsuar të kufizimit të demonstratave në rrugë, edhe ky i krijuar nga Milei dhe ministrja e tij e sigurisë Patricia Bullrich..

Protestuesit dhe gazetarët u shpërndanë me plumba gome, u goditën me shkopinj dhe u sulmuan me spraj djegës, derisa sheshi ishte zbrazur krejtësisht, shkruan AFP.

Reagimi shtypës solli thirrjeje mbështetjeje për protestuesit nga aktivistë dhe deputetë të opozitës.

Ndërkohë në parlament diskutohej ligji që i jep fuqi madhore bizneseve duke fshirë të drejtat e punonjësve, si dhe shitje të kompanive shtetërore, mes të tjerave.

Partia në pushtet ka çuditërisht 38 deputetë nga 257 vende, por ka marrë mbështetjen e të djathtës, qendrës së djathtë dhe social-demokratëve për projektin e reformave radikale.

Ligjet e Milei përfshijnë një reduktim të shpenzimeve publike prej 5% të GDP, pasi ai ka marrë një hua prej $44 miliardë nga FMN.

Këta të fundit kanë vlerësuar masat e tij shtrënguese të ekonomisë./AFP/

FOTO GALERI
2/7
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një vlerësim për incidentet, teksa një ditë e tretë protestash është planifikuar nesër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA