Sara dhe Bardhi, çifti që kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin në Big brother VIP, kanë kaluar një moment nervozizmi.

Banorja është mërzitur për një reagim të Bardhit, që më pas u kthye në diskutim nga të tjerët.

Sara ka shkuar në shtratin ku qëndronte banori dhe i ka kërkuar të mos bëjë më shaka, e më pas ka përmendur faktin që nuk e ka pyetur fare gjatë ditës.

“Nuk e di çfarë ke pasur, nuk më the gjë”, u shpreh Bardhi, gjë që acaroi më tepër Sarën, e cila u largua menjëherë.

Sara: Më fal a ishe prezent se çfarë u tha në oborr?

Bardhi: Po isha, në fund.

Sara: Ke qenë i ulur gjatë gjithë kohës.

Bardhi: Jo kam ardhur vonë.

Sara: Ke qenë aty o vlla gjatë gjithë kohës. A e more vesh kur nisën të diskutonin se përse Bardhi ndenji në këmbë me lule për ty. Unë reagova.

Bardhi: Edhe unë thash që ka reaguar kur kemi qenë vetëm.

Sara: Kur u ula më ty më the jo, nuk kam reaguar.

Bardhi: Me shaka ia kam thënë të gjithëve.

Sara: A ka mundësi të mos bësh më shaka. As të mos thuash jo kur unë kam reaguar. Ata kapen dhe e përdorin.

Top Channel