Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetari në “Top Story”: Trupi u kërkua për gjashtë ditë me radhë në det/ Ministri i Brendshëm: Kemi një pistë

01/02/2024 21:47

Gazetari Eni Ferhati deklaroni “Top Story” se policia kërkoi për ditë me radhë në jug të Shqipërisë për trupin e Ervis Martnajt.

Sipas tij, pasi u sigurua një pistë nga uniformat blu, vijuan kërkimet në det me pëlumbarë, por që nuk u gjet asgjë.

Nga ana tjetër ministri Brendshëm, Taulant Balla, shtoi se kërkimet në det nuk kanë vijuar për gjashtë ditë por për dy muaj. Ai gjithashtu shtoi se Policia e Shtetit ka një pistë hetimesh për Ervis Martinajn.

Ferhati theksoi se në vendin tonë duhet të futet teknologjia në Policinë e Shtetit, si elementi që do të ndihmojë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Ferhati: Hetimet kanë përparuar, janë kryer eksperimente të ndryshme të tabulateve telefonike. Gjatë shtatorit pëlumbarët e RENEA-s kanë kërkuar në det, pasi trupi i tij (Ervis Martinajt) mund të ishte fshehur nga peronat që dyshohet se kanë vrarë. Nuk është gjetur asgjë. Kjo pistë që ishte siguruar nga polica nuk u gjet asgjë. Në jug të vendit pëlumbarët kanë qëndruar për gjashtë ditë por nuk kanë gjetur asgjë.

Balla: Kërkimet aty ku po flet Eni kanë vazhduar për dy muaj, jo për gjashtë ditë.

Ferhati: Kemi dy trua të zhdukur. Ngjarje të dyja i përkasin vitit 2023. Janë disa elementë që policia, por përgjegjësi ka edhe prokuroria, janë vrasje të tilla që të rrëzojnë statistikën që policia me shumë mund e kanë gjetur. Jemi në vitin 2023, ku bota ka përparuar, duhet të investojmë në teknologji. Duhet implementimi i saj për t’i ardhur në ndihmë policisë, me kamera ose mënyra të tjera. Për shembull nëse ndodh një vrasje të mos ecim me postblloqe policie, por me mënyra të sofistikuara.

Balla: Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj), ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen. 

 

Top Channel