U kapën duke vënë baste sportive në një lokal në Lushnjë, një në pranga e katër të tjerë nën hetim

01/02/2024 12:26

Një 22-vjeçar është arrestuar dhe katër persona të tjerë janë vënë nën hetim pasi dyshohet se vinin baste sportive në dy lokale në Lushnjë.

Këto dy lokale që ndodhen në lagjen “Loni Dhamo”, përdoreshin për të vënë baste sportive përmes celularit.

Në pranga u vi një 22-vjeçar E.G dhe nën hetim u vunë G. C., 46 vjeç, A. Xh., 44 vjeç dhe Xh. M., 28 vjeç, dhe për një 16-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel