Shoferi një mjeti elektrik Tesla dhe pasagjeri tij janë shpëtuar nga uji i akullt ku përfunduan, nga disa djem të zhveshur në Norvegji që u gjendën pranë aksidentit me “sauna-n e tyre lundruese”.
Momentet e pabesueshme ishin kapur në kamera nga bregu, ku shihet sesi dyshja shpëtohet nga ngrirja prej pushuesve heroikë.
Zhvillimi vjen teksa vendndodhja është një pikë turistike ku çdo vit vijnë grupe turistësh për të shijuar stilin skandinav të jetesës, duke kombinuar banjat në ujin e ngrirë me ngrohjen më pas në saunat avulluese.
Por dyshja e motorizuar duket se ‘morën më shumë nga se kërkonin’ pasi në mënyrë të pashpjeguar ranë në ujë me makinën e tyre.
Për fat të rrezikuarit pikasën barkën e saunas me shpëtimtarët e tyre, të cilat mund të merren me qira në fjordin pranë kryeqytetit Oslo.
Teksa Tesla zhduket duke u fundosur në ujë, dy të rrëzuarit notojnë drejt barkës së drunjtë ku gjendeshin kapiteni dhe dy turistë, këta të fundit të veshur vetëm me një peshqir në mes.
Paragjerët nxirren nga uji prej turistëve dhe kapitenit, të cilën dolën menjëherë nga sauna për t’i ndihmuar.
Dhe për fat dyshja e qullur nuk vuajtën shumë për t’u ngrohur sërish teksa barka kishte saunën e saj me temperatura që arrijnë deri në 100-gradë.
Shoferi paemëruar i mjetit elektrik kishte thënë për rrjetin ‘VG’ se makina ishte e parkuar kur ai kishte prekur pedalin e gazit dhe ajo ishte nisur drejt ujit.
“Ajo u nis për të shkuar drejt ujit. Ishte një ndjenjë e tmerrshme mungesë kontrolli. Ata na shpëtuan jetën”, tha ai, sipas Daily Mail.
Kapiteni i barkës ‘sauna’ Nicholay Nordahl tha: “Një nga të ftuarit erdhi në panik e më tha se një makinë kishte rënë në ujë, unë ktheva barkën e nisa të lundroj me të gjithë shpejtësinë drejt njerëzve në ujë. Me ndihmën e dy të ftuarve i nxorrëm ata nga uji”.
“Më pas ata mund të ngroheshin në sauna”, shtoi kapiteni.
Policia e Oslo konfirmoi incidentin në rrjetin X duke thënë se të aksidentuarit ishin shpëtuar nga një ‘sauna lundruese’.
Tesla e fundosur raportohet se u nxorr më pas nga uji me një mjet tërheqës./Daily Mail/
Top Channel