Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re
Aktorja amerikane Margot Robbie gjatë një paneli diskutimi ka folur në lidhje me refuzimin për të konkurruar për çmimet Oscar.
Ylli i “Barbie” u shpreh se nuk ndihet aspak e mërzitur që nuk arriti të nominohej për çmimin “aktorja më e mirë”, por më shumë keqardhje ndjen për regjisoren Greta Gerwig, e cila gjithashtu humbi nominimin për kategorinë e “regjisorit më të mirë”.
“Natyrisht, mendoj se Greta duhet të nominohej si regjisorja më e mirë pasi ajo bëri një gjë që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë, dhe ky vit ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë filmat e saj. Ne vendosëm të bënim diçka që do të ndikonte në kulturën e njerëzve dhe bëmë shumë më tepër se sa kishim ëndërruar të bënim ndonjëherë”.
Robbie shtoi se është e lumtur pasi filmi i suksesshëm “Barbie” fitoi tetë nominime për Oscar, duke përfshirë kështu aktoren më të mirë dytësore, America Ferrera, e cila luan Gloria, dhe aktorin më të mirë dytësor, Ryan Gosling, i cili luan Kenin.
Greta Gerwig nuk u përfshi në kategorinë si “regjisorja më e mirë”, por u nominua së bashku me bashkëshortin e saj, Noah Baumbach për skenarin më të mirë të vitit.
Filmi “Barbie” ishte filmi më i shikuar i vitit 2023, duke grumbulluar rreth 1.5 miliardë dollarë globalisht që nga publikimi i tij në korrik. Rezultatet marramendëse të filmit e bënë Greta Gerwig, regjisoren e parë femër me një film miliarda dollarësh.
Top Channel