Ka nisur përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend.

Kurba e infeksioneve respiratore ka nisur të zbresë ashtu sikurse ishte parashikuar për në fund të janarit.

Në javën e katër të vitit janë raportuar 1000 mijë raste më pak të prekur nga infeksionet respiratore, krahasuar kjo me javën paraardhëse.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë raportuar afro 16 mijë raste të prekur nga infeksionet respiratore nga 17 mijë mijë që ishin raportuar në javën paraardhëse.

Sikundër shikohet në grafik, viza në ngjyrë të kuqe ka nisur zbritjen. Sipas të dhënave të publikuara nga ISHP ka një rënie të numrit të fëmijëve të prekur nga infeksionet respiratore.

Nuk raportohen raste të reja të infektuara me fruth, por ISHP bën të ditur se tek fëmijët po qarkullon edhe virusi Koksaki, ose siç quhet ndryshe duar-këmbë-gojë, e cila është ngjitëse, shoqërohet me temperaturë dhe acarim të lëkurës në pjesën e gojës, durave dhe këmbëve mdhe njëkohësisht varicela apo lija e dhenve.

Numrin më të lartë të fëmijëve të prekur e mban Tirana me 17 raste dhe më pak qytetet e tjera. Ndërkohë gripi në vend vijon të qarkullojë e po kështu kemi edhe raste në spital. Por intensiteti i qarkullimit të infeksioneve respirstore ka filluar rënien ndërkohe që nuk duhet ulur kujdesi.

Top Channel