Arbër Çepani, duke komentuar për debatet mes banorëve në Big Brother VIP 3, nuk ka kursyer as Ilnisën.

Ai shprehet se përveç Rozës, e ka shumë shoqe dhe Ilnisën, ku kanë qenë shok klase në fillore. Çepani shprehet se sjellja e saj ndaj Rikes është e pahijshme, ndërsa përsa i përket sjelljes së Meritonit, ai shprehet se në debatin me Julin foli shumë, më shumë sesa duhej, ndërsa në debatin e vajzave, nuk foli fare. Kjo taktikë e Meritonit, Abërit i duket interesante.

“Fjalët që Ilnisa, që gjithashtu e kam shumë shoqe, e kam pasur në dy klasat e para fillore që kam bërë unë në Shqipëri, në gjithë sistemin arsimor në Shqipëri kam pasur Ilnisën në klasë, sigurisht që nuk ishte e hijshme ajo që tha kundrejt Rikes. Kur ndodhi “Lufta e tretë botërore” mes vajzave, Meritoni nuk u shpreh fare, nuk tha asnjë lloj fjale fare. Ai djalë duket interesant në këtë pikë, në mënyrën si po e luan lojën”, u shpreh Arbër Çepani.

Top Channel