Aleatët e Erdogan në Gjermani krijojnë parti të re për zgjedhjet e qershorit

29/01/2024 18:42

Partia e re Aleanca Demokratike e Diversitetit e Zgjimit (DAVA) duket se do të shtojnë influencën politike të Erdogan ‘edhe mes komunitetit turk në Gjermani’.

Mediat thonë se vendi po hyn ‘në territor të panjohur’ për zgjedhjet e qershorit teksa dy, ndoshta tre parti të reja do të tërheqin mbështetjen e të zhgënjyerve nga partitë e mëdha.

Partia e re aleate e Erdogan, Dava ka si objektiv mbështetjen e rreth 1.5 milionë gjermanëve me origjinë turke.

Ndërsa partia tjetër konservatore “Unioni i Vlerave” (WU) shpreson të vendoset në të djathtë me Unionin Kristian Demokrat (CDU). Vëmendje ka tërhequr gjithashtu politikania pro-ruse Sahra Wagenknecht me aleancën e saj populliste BSW, me një përzierja vlerash të majta socialiste, retorikë anti-luftë dhe kufizim të emigracionit, shkruan rrjeti Irish Times.

BSW gëzon 7 perqind sipas sondazheve, dhe delegatët që morën pjesë në konferencën e saj të parë premtuan “një zë që nuk e kanë parti të tjera”.

Ajo nxiste Rusinë të shpejtonte për fundin e luftës në Ukrainë dhe kritikonte Berlin për “dërgesat e armëve në Ukrainë, pasi dhe gjeneralët ukrainas nuk besojnë tashmë te fitorja”.

Ndjesia e ndryshueshme politike në Gjermani u shënua dhe një nga protestë e gjerë të dielën në Munich kundër politikave të koalicionit në pushtet të Olaf Scholz, të cilin e kanë votuar vetëm 21 e gjermanëve.

Aleanca e re Dava, e lidhur me partinë e Erdogan, AKP, premton të mbrojë të zhgënjyerit nga “hipokrizia e Gjermanisë ndaj Turqisë”, veçanërisht ajo e social-demokratëve të Scholz.

Zëdhënsi i CDU, Christoph de Vries tha për rrjetin vendas Bild se krijimi i Dava i ofron Erdogan “më shumë influencë politike në Gjermani”.

FOTO GALERI
2/3
Ndjesia e ndryshueshme politike në Gjermani u shënua dhe një nga protestë e gjerë të dielën në Munich kundër politikave të koalicionit në pushtet të Olaf Scholz

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA