Spektakli më i famshëm në Shqipëri, Big Brother VIP 3 nisi këtë të shtunë.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

Mes Sarës, Ilnisës, Ledjonës dhe Rozës, njëra prej vajzave pritet të largohet sonte, ndërsa ka qenë një javë e mbushur me debat.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Jeta e personazheve VIP do mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Një teknologji avangard televizive për formatet reality show.

Big Brother Vip këtë vit vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.

Top Channel