Argjentinasit në grevë kombëtare kundër legjislacioneve ekstreme të presidentit të sapozgjedhur Milei (fotot)

25/01/2024 17:22
Protesta ne Buenos Aires

Dhjetra mijëra marshues kanë dalë nga dje në rrugë ne Argjentinë, ndërsa bizneset e shkollat janë mbyllur në protestë ndaj masave shtrënguese të njoftuara nga presidenti i ri.

Demonstruesit kanë treguar akoma më fuqishëm kundërshtimin e tyre ndaj tentativës radikale të Javier Milei për të reformuar ekonominë e vendit amerikano-jugor, me kursime në shpenzime në të gjithë sektorët.

Ekonomisti i famshëm Milei, i njohur ndryshe si “El Loco” (I Çmenduri), u bë president në dhjetor duke u zotuar të çlironte Argjentinën nga disa dekada rënie ekonomike, duke propozuar liri në tregun e punës dhe në biznes, shkurtim të subvencioneve dhe mbështetjes së shtetit, aq sa dhe lideri djathtë britanik Nigel Farage i quajti politikat e tij “si ato të Thatcher, por me steroidë”, shkruan The Guardian.

Milei kishte njoftuar një valë privatizimesh të ndërmarrjeve shtetërore, zgjerim të pushteteve presidenciale dhe të biznesit ndaj punëtorëve, si dhe shkurtim të së drejtës për të demonstruar.

Por nga dje mijëra kundërshtarë marshuan në kryeqytetin Buenos Aires, dhe qendra të tjera të mëdha duke refuzuar lëvizjet e Milei.

“Po luftojmë kundër një të djathte ekstreme që përpiqet të eliminojë të drejtën tonë të ekzistencës në të gjitha nivelet, që prej punës te shëndetësia”, tha aktivistja Federica Baeza, në turmën jashtë parlamentit të vendit.

Një tjetër marshuese Ivana Uez, kishte sjellë vajzën e saj për të ndaluar që Milei të hiqte të drejtat e pesë-vjeçarëve, sipas saj. “Nuk behet vetëm duke postuar imazhe në rrjetet sociale, duhet të vijmë këtu të takohemi me të tjerë, për të parë realitetet e tyre”, tha 38 vjeçarja Uez, e shqetësuar se liberalizimi i tregut të pronave nga Milei do të ngrejë qiratë në çmime të papërballueshme.

Por ministrja e sigurisë së Milei, Patricia Bullrich, fajësonte për grevat “sindikatat mafioze”. “Askush nuk na ndalon,” zotohej Bullrich, duke kërcënuar të shkurtonte rrogat e punonjësve të administratës që merrnin pjesë.

FOTO GALERI
2/5
Milei kishte njoftuar një valë privatizimesh të ndërmarrjeve shtetërore, zgjerim të pushteteve presidenciale dhe të biznesit ndaj punëtorëve, si dhe shkurtim të së drejtës për të demonstruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA