“Karburant kontrabandë nga shtete me embargo si Rusia e Irani”, konfindustria: Zhdoganimi në 2023, 15% më pak se Kosova

24/01/2024 13:18

Konfindustria vlerëson si mjaft shqetësuese vazhdimësinë e nivelit e ulët të zhdoganimit të karburanteve në Shqipëri edhe në vitin 2023, që përkthehet në kontrabandë dhe të ardhura të munguara në vlera tepër të lartë për buxhetin e shtetit.

“Në mjaft raste janë ndeshur edhe kontrabandë e dyshuar e karburanteve nga shtete si Rusia, Libia, Irani në shkelje të embargos së OKB”, thuhet në një reagim të Konfindustrisë.

Sipas të dhënave shtetërore në vitin 2023 janë zhdoganuar rreth 620 mijë ton karburante.

“Shifra e mësipërme është rreth 15% më e ulët krahësimisht me Kosovën ndërkohë, që duhet të ishte të paktën 30% më e lartë. Sa më sipër, nëse krahasojmë numrin e automjeteve dhe madhësinë e ekonomisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.

Top Channel