Disa nga banorët e Big Brother VIP janë dënuar nga Vëllai i Madh për shkak të thyerjes së rregullave duke u mbyllur në një kazermë.

Ndërkohë edhe pse nuk ka kaluar ende 24 orë që nga izolimi, ata po përgatisin planin e arratisjes. Për të arritur këtë gjë janë angazhuar të gjithë.

Gabriele: Rozën e zë kollaj.

Romeo: Po.

Gabriele: Hajde marrim Rozën njëherë e provojmë.

Romeo: Të lutem hajde pak këtu.

Pas kësaj bisede të shkurtër djemtë kanë marrë në krahë Rozën dhe kanë tentuar ta fusin tek dritarja e vogël, i vetmi kontakt me ambientet e izolimit.

Ndërkohë dritarja e vogël qëndron e mbyllur me një dry, për këtë arsye më pas banorët kanë tentuar ta hapin, për të finalizuar planin e tyre.

Meri nga ana tjetër nuk është dakord që kjo arratisje të bëhet pasi e mendon të gabuar.

Meri: Unë nuk mendoj se do të funksionojë. Do të na fusni në telashe. Nuk arratisesh dot me drita ndezur. Do futemi në telashe, nuk është normale. Të arratisurit nuk dalin nga dera por nga penxherja.

Top Channel