Fermerë të kokas në Bolivi kishte bllokuar sot disa segmente rrugore duke kërkuar dorëheqjen e gjykatësve që kanë skualifikuar të kandidojë perseri për president ish-liderin e majtë Evo Morales në zgjedhjet e vitit 2025, shkruan rrjeti AFP.
“Tetë pika bllokimi janë identifikuar, pesë janë ende aktive ndërsa tre u demobilizuan”, tha për mediat zv. ministri i brendshëm Jhonny Aguilera.
Rrugët mes rajoneve të La Paz-Oruro, Cochabamba-Santa Cruz e Oruro-Potosí ishin bllokuar prej mëngjesit të sotëm me goma, drurë e gurë të mëdhenj, sipas imazheve televizive.
Bllokadat ishin organizuar nga organizatat e kultivimit të kokas, të drejtuara nga ish-presidenti i njohur ndryshe si ‘coca- Morales’ (2006-2019), në refuzim të 26 gjykatësve të lartë, shkruan AFP.
Muajin që shkoi gjykatat vendosën se asnjë shtetas nuk mund të kandidojë për president nëse ka shërbyer më parë dy mandate.
Morales kishte kërkuar mandatin e tij të tretë në zyrë që prej vitit 2019 kur dha dorëheqjen mes trazirave dhe akuzave për manipulime elektorale në zgjedhjet e atij vitit.
Presidenti aktual Luis Arce dënonte bllokadat, duke thënë:
“Ata që kërkojnë të bllokojnë vendin dhe ekonominë e tij e bëjnë vetëm për interesa personale apo elektorale, ata shprehin përçmim për shtetin”.
Ndërsa aktivisti protestues Rolando Machacha tha në radio se “qeveria ka pajisur policët me mjete lufte për të prishur bllokadat”. Ai shtonte se bllokada do të vazhdojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve gjyqësore dhe largimin nga posti të gjykatësve që dhanë masën kundër presidentit.
Top Channel