“Disa banorë flasin edhe në heshtje…”/ Drini Zeqo komenton lojën e Romeo Veshaj në “BBV3”

22/01/2024 22:38

Gazetari i njohur Drini Zeqo është larguar i pari nga shtëpia e “Big Brother VIP3”.

Drini ka zbuluar arsyen e largimit të tij të papritur dhe lidhej me një emergjencë familjare, pikërisht me gjendjen shëndetësore të motrës së tij.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, në “Big Brother Radio”, Drini ka analizuar më tepër lojën e banorëve të “BBV3”.

“Janë ndryshe kur i sheh nga jashtë, ti i shikon të gjitha dhomat e shtëpisë. Emëruesi i përbashkët është lojë. Edhe ata që janë në heshtje janë duke luajtur. Edhe ata që janë në heshtje mendojnë se po fitojnë kohë”.

Po lidhur me lojën e Romeos, si u shpreh ai?!

“Romeo ka popullaritet. Janë disa banorë që flasin edhe në heshtje. Ata janë personazhe dhe prezenca e tyre flet, edhe pse ata janë në heshtje”.

Top Channel