Putin hap ‘park ushtarak vizitorësh’ ku dhe fëmijët rusë mësojnë rendin e luftës dhe vrasjes

20/01/2024 16:12

Luftënxitësit duket se shijojnë të shfaqin armatimet e tyre vrasëse për të gjithë brezat, teksa kërkojnë të normalizojnë rendin e luftës duke bërë publikun ta besojë si ‘një zbavitje’.

Kjo duket se po ndodh në “Parkun Patriot” në Rusi që thuhet se është “i hapur për familjarë” me shfaqjet e mjeteve të rënda ushtarake, granata lëshuesve e pajisjeve të tjera të vdekjes.

Në të gjenden gjithashtu racione ushtarake ushqimi, suvenire nga luftërat e Putin, dhe në vend të trenave zbavitës, fëmijët luajnë me granata-lëshues ose ngjiten në tanket e topat e shfaqur, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Të gjitha këto mund t’i shijoni për 400 rubla ($5) në fundjavë ose 500 rubla në ditët e javës.

Parku i pafund me armatime raketa e automjete ushtarake shtrohet në disa hektarë në lindje te Moskës.

Në shfaqje është dhe një avion i epokës sovjetike model 268, ashtu si dhe helikopterë e mjete të blinduara dhe rreth 350 tanke.

Adhuruesit e luftës dhe rrjedhimisht vdekjes, mund të shijojnë dhe simulatorët e qendrës taktike ushtarake të strategjive.

Fëmijë e të rritur mund të marrin pjesë në stërvitje ose skenarë lufte me armë me ajër në ambjente “lufte guerrile”.

Parku absurd ushtarak në Kubinka, është inauguruar nga Putin në vitin 2015 – ku presidenti ish-agjent KGB-je, tha se do të ishte “një element i rëndësishëm për punën patriotike me të rinjtë”.

Rreth një dekadë më vonë dhe dy vjet pas luftës në Ukrainë parku vijon të jetë i hapur gjashtë ditë në javë.

Parku duket se ngjason me Qytetin e Lodrave Revolucionare që frekuentohet nga fëmijë në Iran, ku këta të fundit vihen në kërkim të plumbave dhe me to qëllojnë kundër flamurëve izraelitë.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA