“Në showbiz-in tonë, nuk është e vështirë të bësh skandale”, rrëfehet Atalanta Kërcyku: Dua të njihem…

18/01/2024 16:32

Me 6 kurora miss-i, arkitekte, moderatore dhe së fundmi edhe kërcimtare, Atalanta Kërcyku, ka rrëfyer se në botën e “show bizz-it”, nuk ka ecur me skandale për famë, por ka zgjedhur të bëjë hapa të vegjël dhe të sigurt.

“Në Show Bizz-in” tonë, nuk është e vështirë të bësh skandale apo të njihesh për disa gjëra, që ndoshta nuk janë standard për të gjithë, por që mund të të katapultojnë shumë lehtë në famë dhe që njerëzit të të njohin. Unë kam ecur me hapa të vegjël dhe të sigurt. Normalisht edhe unë kam një jetë private, edhe unë jam një njeri si të gjithë të tjerët, por nuk mendoj se ia vlen të ndjekësh këtë rrugë. Dua që të njihem dhe të vlerësohem për mirë që nesër fëmijët e mi, të jenë krenare për mamanë e tyre”, tha Kërcyku.

E ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, me moderator Alban Musën dhe Julka Gramon, Atalanta tha se është personazh që ndjek rrugën më të vështirë për të realizuar atë që do por që sipas saj, është më e drejta. Sa i takon një ftese të ardhshme për të qenë pjesë e Big Brother, Atalanta dha këtë përgjigje:

“Nëse do më ofrohej pse jo, por është afër sepse sa dola nga edicioni i “Dancing With the Stars”. Pastaj, unë jam njeri skeptik dhe dua të eci me plane të sakta. Në Big Brother të del situata jashtë kontrollit dhe do të bësh diçka gabim. Nuk jam njeri që dal nga vetja, kam vetëkontroll”, u shpreh ylli.

Një ndër konkurrentet e Dancing, Atalanta thotë me batutë se: “Më janë qetësuar kockat. Më ka marrë malli për Dancing, por po e shijoj këtë moment se i kam hyrë ushqimit me not sepse jam shumë e dobët.”

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA