Foto ekskluzive/ Me një plan të superdetajuar, ekzekutuan me plumba blindshpues kallashnikovi mafiozin grek! Gabimi që mund t’u kushtojë rëndë autorëve

15/01/2024 12:04

Grupi i ekzekutorëve të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis hoqën qafe ‘kokën e shantazheve’ me një plan të superdetajuar për të shmangur çdo lloj gabimi dhe kryer një punë të pastër.

Madje për të siguruar 100% sukses, në plan përfshinë edhe plumba blindshpues kallashnikovi. Të pamëshirshëm në aktin e tyre, një nga ekzekutorët në fund të atentatit ka hapur derën e makinës së viktimës dhe vijoi të qëllonte sërish mbi kufomë, për t’u siguruar se Zabuni kishte vdekur dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Mirëpo, gjatë këtij procesi duket se “puna” nuk ka qenë aq e pastër sa mendohej, pasi ekspertët mjekoligjor kanë zbuluar një gjurmë gishti në makinë që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin më tej të vrasësve me pagesë.

Edhe pse ka pas doreza, Policia greke thotë se shenja e gishtit që ekzekutori ka lënë në makinë ka mundësinë të gjejë ose ti afrohet me 99% shenjës së gishtit që lihet pa doreza.

Policia tha se gjeti 97 gëzhoja në vendngjarje dhe se dyshohet që atentatorët të kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë, që u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9 mm. Autoritetet greke dyshojnë se vrasësit me pagesë kanë mbërritur në Greqi nga një vend ballkanik, me gjasa nga Shqipëria. Burime për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe thonë që kjo vrasje ka kushtuar më shumë se 300.000 euro. Në jetën e natës së Athinës prej kohësh flitej se po kërkoheshin vrasës për një punë të madhe. Nga mënyra e vrasjes, mënyra sesi ishin lidhur krëhërat e armës, goditja me plumbin e pistoletës në kokë për t”u siguruar se vdiq tregojnë se ekzekutorët mund të kenë qenë vrasës me pagesë “të importuar” nga jashtë.

Zabunis, një eksponent i rëndësishëm i botës së krimit në Greqi, u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ilia Iliu”, në qendër të Athinës. Pak minuta pas ekzekutimit në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari, u gjet i djegur edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezultonte e marrë me qira, ndërsa brenda mjetit ndodheshin edhe armët e përdorura në vrasje.

Vangjelis Zabunis akuzohet për disa nga vrasjet më me bujë në Athinë, sikurse vrasja e Stafankos dhe Grivës, kokat e shantazheve në Greqi; vendosje bombash dhe grabitjen e Panagopulos.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA