“Big Brother VIP”, eventi më i shumëpritur i vitit, ka nisur magjishëm duke mbërthyer pas ekranit të gjithë shqiptarët me spektaklin gjigant në Top Channel nën moderimin e Ledion Liços, dhe për të vazhduar Live në dy kanale të dedikuar në DigitAlb.

Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve, vëzhgohet nga 100 kamera si dhe 2 regji të pavarura për të transmetuar papushim 24 orë në 24 çdo moment dhe situatë nga banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Dy kanalet Big Brother VIP do t’i merrni dhuratë me çdo abonim të ri PREMIUM 12 Mujor. Për ata që kanë ose bëjnë një abonim tjetër në DigitAlb, dy kanalet do t‘ju kushtojnë vetëm 2 500 lekë. Ndërsa për ata që nuk kanë asnjë abonim në DigitAlb, mund të abonohen për 4,900 lekë. Abonimi vlen për të gjithë kohën që zgjat spektakli”.

Abonimi për dy kanalet Big Brother VIP mund të bëhet në çdo pikë të autorizuar shitje si dhe online në çdo moment në faqen zyrtare digitalb.al

“Ju ftojmë të përfitoni dhe nga oferta e muajit janar pranë pikave tona të shitjes, por mund të vizitoni në çdo moment edhe faqen zyrtare digitalb.al”.

DigitAlb sjell spektaklin pranë kujtdo me platformën Tokësore, Satelitore, si përmes Aplikacionit OTT, që ka kaluar çdo kufi, duke shkuar në çdo familje shqiptare jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Europë, Amerikë, Kanada, Australinë e në të gjithë botën ku ka shqiptarë.

Top Channel