Mijëra protestues pro-Palestinë marshojnë në Londër kundër luftës, gjakderdhjes në Gaza

13/01/2024 17:23

Qindra oficerë policie kishin dalë në detyrë sot në Londër pas paralajmërimeve ndaj protestuesve se do të arrestohen “nëse kalojnë limitet me sloganet dhe pankartat e tyre”.

Qindra demonstrues pro-Palestinë demonstruan sërish në Londër duke kërkuar ndalimin e luftës së Izraelit dhe duke akuzuar qeverinë britanike për “bashkëpunim” me Izraelin.

Demonstruesit ecën në rrugët kryesore të qendrës duke u mbledhur në Sheshin e Parlamentit  ku disa folës kërkuan ndalimin e gjakderdhjes dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Husam Zomlot, ambasadori palestinez në Londër, tha në protestë se qeveria britanike ishte palë me Izraelin.

Zomlot i tha protestuesve se Palestina është një komb “luftëtarësh të lirisë”. “Jam këtu me zemër të thyer por jo i mundur në shpirt”.

Ai përgëzonte Afrikën e Jugut për ngritjen e padisë së gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë, një çështje që ende vijon të dëgjohet.

Protesta vjen teksa ushtria e Britanisë dhe e SHBA kanë nisur sulme ajrore në Jemen, kundër rebelëve Huthi.

Kjo pasi sipas tyre grupi rebel ka goditur anije komerciale kalimtare në Detin e Kuq që prej nisjes së sulit të Izraelit ndaj Hamas në Gaza.

Policia tha se kishte prezencë të gjerë në protestën e sotme me rreth 1,700 oficerë, duke përfshirë dhe forca nga jashtë Londrës.

Në marshimin e sotëm për Palestinën shihej dhe kukulla simbolike e refugjates siriane Amal, e cila do të bashkohet me një grup fëmijësh palestinezë, shkruan rrjeti TheGuardian.

Marioneta 3.5-metra e lartë është përdorur për marshime sensibilizimi për luftën në Siri.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA