“E lashë të bridhte sa tek bakllavaja, sa tek kadaifi”, në prag të Big Brother VIP3, Monika, Arjola dhe Paloma kujtojnë momentet në BBV

13/01/2024 18:34

Monika Lubonja, Arjola Demiraj dhe Paloma ishin të ftuara në emisionin “S’e Luan Topi” këtë të shtunë kanë komentuar disa prej momenteve më pikante të kaluara në “Big Brother VIP”.

Ndërsa na ndajnë dhe pak orë nga nisja e “Big Brother VIP3” ato theksuan se ende e ruajnë miqësinë që krijuan në shtëpinë më të famshme në vend.

Monika: Nuk jemi zënë, deshi publiku të na shihte të zëna, nuk është aq e lehtë, sa u qetësuam.

Erjola: E lash Monikën të bridhte sa tek bakllavaja sa tek kadaifi.

Paloma: Ku e lamë ilirin, marrëdhënien me ilirin.

Monika: Atë e di ai, Iliri mua më quajti bakllava dhe kadaif, më në fund Iliri përfundoi mik me Donaldin, kush ishte bakllavaja? Unë nuhatjen e kisha shumë të mirë. Ata të dy janë miq. Unë s’i kam takuar.

Erjola: Përse se nominove asnjëherë Ilirin?

Monika; Ishim për lojë aty, Arbana tha kush do të dalë i fituar nga votat e banorëve do të shkojë në finale. Unë tani Erjolën e dija që e kisha me vete, bëni nuk ma jepte votën, ishte vetëm iliri, unë si do t ia prishja mendjen, kjo është loja, bëra një lloj matemaike.

Monika: E di si ka qenë historia e kësaj skene? Unë nuk e kam parë se kam pasur shumë siklet.

Top Channel