Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar territorin e tyre me rreth 1 milionë km katrore muajin që shkoi, nën sipërfaqen e brigjeve të detit.
Koordinatat gjeografike të Amerikës që përcaktojnë limitet e jashtme tokësore janë zhvendosur të paktën 200 milje detare nga brigjet, sipas departamentit Amerikan të Shtetit, njoftojnë mediat vendase.
Pjesa e zgjeruar e brezit kontinental që përmendet, i referohet tokës nën ujë të cekët.
Territori tillë më i madh i SHBA është në Arktik, ku shtrihet 350 milje detare drejt veriut, dhe më shumë se 680 milje detare në pjesën perëndimore, njoftonte departamenti Shtetit më 19 dhjetor, shkruan e përditshmja britanike Metro.
“Ashtu si vende të tjera, Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën sipas ligjit ndërkombëtar të ruajnë e menaxhojnë burimet dhe habitatet vitale mbi këtë pjesë kontinentale ashtu dhe nën të”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të SHBA.
Këto toka kanë burime të rëndësishme si korale, gaforre dhe habitate të rëndësishme për jetën detare.
Analistët e Wilson Center në Washington, thonë se zgjerimi i fundit ka të bëjë me përpjekjet e SHBA për të siguruar të drejtat territoriale në Arktik, shkruan rrjeti Metro.co.uk
“SHBA ka thënë dhe më parë se ka interesa ekonomike në territorin nëndetar, të pasur me naftë, gaz natyror, minerale dhe botë të gjallë detare, sipas Ligjit të Konventës së Detit”, shkruajnë Wilson Center.
Ata shtonin se SHBA ka zonën më të madhe ekskluzive ekonomike në botë, “e cila mbron të drejtat sovrane dhe për zonat e mbuluara nga uji”, shtojnë më tej analistët.
“Kështu nuk do të ketë nevojë për negocjata me Rusinë për të drejtat territoriale, pasi çdo vendin ka përcaktuar brezin e tij kontinental sipas marrëveshjes së 1990 mes SHBA dhe BRSS, vijojnë analistët.
Departamenti i Shtetit tha se ka bërë matjet e thellësisë, formës dhe tipareve të tjera gjeofizike të territoreve nën ujë të cekët, sipas një studimi të nisur prej vitit 2003.
Top Channel