“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë SPAK ka mbyllur hetimet ndaj tre bashkëpunëtorëve italianë të Rezart Tacit, biznesmenit të hidrokarbureve, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal me të cilin akuzohet se pastroi 18,3 milionë euro të mafias italiane.
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës të dënojë për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, shtetasit italianë Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, si pjesë e grupit të Rezart Tacit.
Sipas SPAK tre të pandehurit italianë në bashkëpunim me Rezart Tacin, kunatin e tij Artur Balla dhe ish-shoqëruesin e biznesmentit kanë organizuar një skemë komplekse financiare të paligjshme, të shtrirë në disa shtete, me qëllim pastrimin e milionave eurove.
Sipërmarrësi 90-vjeçar nga Palermo, Francesco Zummo dhe kontabilisti Fabio Petruzzella, të dy nën akuzë kanë mbërritur në Shqipëri në qershor të vitit 2021. Ata janë pritur nga bashkëpunëtorët e Rezart Taçit, Balla e Lilo.
Në ditët në vijim u hapën disa llogari bankare në Shqipëri, ndërsa në një bankë të nivelit të dytë u transferuan 18,3 milionë euro në një llogari të vetme, të konfiskuara tashmë me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Në dosjen e SPAK ka prova që tregojnë se për transferimin dhe fshehjen e shumave monetare, institucioni në fjalë përfitonte 16% të shumës monentare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.
Top Channel