Çifti paguhen të jetojnë në ishullin e vogël pa ujë e rrymë elektrike, dhe sëmundjet u zhduken (fotot)

11/01/2024 16:43

Megjithëse shpesh duhet të darkojnë vetëm me ‘fasule të ziera’ çifti i të rinjve nuk dëshirojnë më të largohen nga ishulli i vogël në brigjet e Irlandës.

Dyshja u ngarkuan të jetonin me pagesë në ishullin pa rrymë elektrike apo ujë të rrjedhshëm por pak kohë pas vendosjes aty atyre mrekullisht u janë shëruar të gjitha sëmundjet që kishin.

Infermierja 28 vjeçare Emily Campbell, nga Cork në Irlandë, jetonte më parë në Londër me të dashurin e saj inxhinier Daniel Regan, 30 vjeç, kur hasën njoftimin për të punuar si kujdestarë të ishullit të largët irlandez Great Blasket. Ata shpejt aplikuan për vendin dhe e fituan, duke mundur mijëra aplikantë të tjerë.

Ishulli Great Blasket në brigjet perëndimore të Irladnës është rreth 2 km larg tokës kryesore Irlandeze dej është i pabanuar që prej vitit 1954 kur u shpall i paqëndrueshëm për jetesë.

Që prej vendosjes aty Emily thotë se shëndeti i saj është përmirësuar dhe dyshja thonë se nuk duan të largohen më.

Jeta në ishull për Emily e Daniel do të thotë kujdesja për një bar dhe tre kabina turistike për vizitorët.

Por ata thonë se vendi mund të bëhet shumë i qetë pa asnjë vizitor në disa ditë, pasi moti i keq shpesh ndalon tragetin e vogël që sjell turistët.

Çifti thonë se ndihmojnë gjithashtu në mbrojtjen e popullatës së fokave të ishullit.

Ata ishin protagonistë të një dokumentari në rrjetin britanik Channel 5, ku Emily tregonte sesi dielli perëndon në nëntor dhe nuk duket më deri në shkurt.

Megjithse jeta në Great Blasket Island është paqësore, ka disa telashe teksa Daniel e Emily thotë se duhet të grumbullojnë shumë kanaçe me ushqime prej mungesës së furnizimeve nga toka kryesore irlandeze.

Dyshja jetojnë pa energji elektrike, duke u ndriçuar me qirinj apo soba me dru, ndërsa ujin e marrin nga një burim në ishull.

Emily thotë se megjithë sfidat, “shtëpia e tyre e re është shumë më pak ezauruese sesa jeta në Londër”.

“Në Londër isha e ezauruar dhe sinjalet e stresit ishin sëmundjet e mia”.

Emily punonte më parë në spitalin e fëmijëve Great Ormond në Londër ku kushtet e rënda i kishin sjellë probleme me sytë, lëkurën e gjymtyrët. Megjithse ajo kishte vizituar doktorë specialistë ata nuk i kishin dhënë një diagnozë, por që kur ajo është vendosur në Blaskets, problemet e shëndetit i janë zhdukur.

Emily thotë se dëshiron të qëndrojë përherë në ishull megjithë kushtet e vështira.

Daniel tha për rrjetin breakingnews.ie: “Kur na ofruan intervistën u gëzuam shumë. Aplikuan për vendin në janar dhe menjëherë nisëm të blenim pajisje zhytjeje apo radio për kohën që do të ishim aty”.

Dyshja janë larguar tashmë nga ishulli prej motit të ftohtë dhe kanë shkuar për një udhëtim drejt Indonezisë, shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA