Nuk kishte se si një prej figurave më të mëdha dhe më të suksesshme të futbollit gjerman si Franc Beckenbauer të mos kishte lënë një pjesë nga mirësia, profesionalizmi dhe bujaria e tij edhe tek personazhet e futbollit shqiptarë të cilët kanë patur fatin të përballen me skuadrën përfqësuese gjermane që ai ishte pjesë.
Kështu Faruk Sejdini, ish-lojtar i ekipit kombëtarë në vitet ’70-të kujton takimin në Karslruhe me Gjermaninë dhe ceremoninë pas ndeshjes ku protagonist ishte Beckenbauer.
“Ai vetë kishte një respekt të madh për Panajot Panon. Nuk do ta harroj kurrë, kishte veshur një veshje të bardhë kur i solli Panajotit një çantë të madhe me tuta, këpucë futbolli shakpa e çdo gjë, nga ato më të mirat që kishin ata”, tha Faruk Sejdini, ish-futbollist i ekipit kombëtar.
Por Beckenbauer vec futbollistit të madh ishte dhe një nga më të preferuarit e femrave anembanë botës edhe në Shqipëri.
“Ai kishte dhe një veçantë që përvecse ishte një futbollist i madh ishte dhe shumë simpatik, mbaj mend kur ka ardhur në Tiranë, u mbush stadiumi me 5-6 mijë njerëz ku shumicat ishin të gjitha vajzat e të gjtiha gjimnazeve të Tiranës”, tha Sejdini.
Profesor Sejdini është përballur me Beckenbaurin edhe në Kupën e Kampionëve në vitin 1990, ai trajner i Marsejës, Sejdini i Dinamos.
“Më pyeti a ke qenë në ndonjë ndeshje me Gjermaninë dhe i thash kemi luajtur bashkë në Karlsruhe, ndërkohë më tha sa vështirë kemi t’ju mundim juve, s’po jua gjejmë dot çelsin. Më pas pyeti për futbollin në përgjithësi se ishin fillimet e viteve 90 na pa prapë që ishim copë copë dhe na dhuruan veshje sportive. Ne ishim njësoj si në vitet ’70 edhe në ’90 si Luli i Vocërr i Migjenit”, tha Sejdini.
Ndërkohë që një prej futbollistëve më të mëdha të të gjtiha kohërave të futbollit tonë si Sulejman Demollari pati fatin gjtihashtu të luaj ndaj ekipeve të Beckenbauerit por edhe më tepër se aq.
“Me të dëgjuar nga përkthyeri, doktor Pano Lulo, në intervistën pas ndeshjes shpresa Shqipëri-Gjermani në Shkodër ai kish thënë, sikur ta merrnim në Gjermani këtë djalin e vogël. Ky është kujtimi im nga një legjendë e madhe e futbollit”, tha Sulejman Demollari, ish-futbollist i kombëtares.
Ndërkohë Demollari ishte edhe pjesë e DInamos kur luajti kundër Marsejës.
“Një bashkëbisedim me të u bë në jahtin e presidentit të Marsejës bernard Tapia. na mblodhi të gjtihë ne si ekip mik dhe aty ishte edhe Beckenbaur si trajneri i Marsejës”, tha Demollari.
Top Channel