Titullari i Kombëtares shqiptare përjashtohet nga ekipi se kërkoi pagat e prapambetura

08/01/2024 11:44

Sokol Cikalleshi nuk luajti mbrëmjen e djeshme kundër Galatasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës.

Bashkë me sulmuesin e Kombëtares është lënë jashtë dhe portieri i parë Paul Bernardoni.

Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura. Kështu raportojnë mediat turke q gjtihashtu konfirmojnë një krizë financiare të klubit ku aktivizohet sulmuesi kuqezi. Veprim i çuditshëm ky nga klubi që militon në Superligën turke.

Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për ta, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke mbrojtur portën. Po ashtu me 8 golat e tij dhe 2 asistet, kavajazi kuqezi mban vendin e 7 në renditjen e golashënuesve të Superligës turke. Pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim.

Ndeshja e zhvilluar dje në Samboll mes Gallatasarayt dhe Konyaspor, përfundoi me shifra 3-0 për vendasit duke rënduar edhe më tepër nga ana sportive situatën e klubit të futbollistit shqiptarë që është në vendin e 16-të vetëm një pikë më tepër se zona e ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA