Exclusive/ “Jam shqiptar”, Giani de Biasi për ndeshjen në Beograd: Ishte episodi më i keq i jetës sime

07/01/2024 21:57

Në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel, Ghani De Biasi i cili qëndroi në Shqipëri më shumë se kushdo trajner tjetër deri më sot, 5 vite, nga shkurti i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2017-të, shprehet se ndihet shqiptar dhe kur vjen në Shqipëri ndihet sikur vjen në shtëpi.

“Unë ndihem shqiptarë, sigurisht që si fillim jam italian, por në kuptimin që kur vij këtu më duket sikur vij në shtëpi, ndihem mirë e kaloj kohën shumë gëzueshëm. Kam shumë miq dhe kjo është gjëja më e bukur se miqtë mbeten të tjerat harrohen”, shprehet De Biasi.

Kualifikimi i parë historik i Shqipërisë në finalet e një kampionati Europian ka qenë ai i vitit 2016-të kur ndodhën edhe gjëra të paimagjinueshme që mund t’i ndodhin një ekipi, si ngjarja e 14 tetorit të vitit 2014-të, që gjithësi disa muaj më vonë i gjithë ai trishtim, ajo shije e keqe u shndërrua në festën, pasi ne merituam 3 pikët edhe pse në tavolinë, por që në fund të eliminatoreve prej atij 3 pikeshit, prej fitores me Portugalinë dhe gjithçka që ndodhi në atë sezon eliminatoresh, ne realizuam ëndrrën e parë europiane të futbollit kuqezi.

 “Më kujtohet si të ketë ndodhur sot, ishte një mbrëmje shumë e veçantë, shumë e keqe, episodi më i keq i jetës sime jo vetëm i karrierës. Si futbollist më kujtohet kam përjetuar një moment kur tifozët hyn në fushë, në atë kohë luaja në jug të Italisë tek Palermo, por asgjë nuk krahasohet me atë të Beogradit. Përpara ndeshjes, përpara nxehjes, gjatë asaj ndeshjeje. Të vetmen gjë që mund të them është se futbollistët serb na ndihmuan, që të shkonim në dhomat e zhveshjes. Nga e gjithë ajo e keqe, kjo është e vetmja gjë e mirë që mund të them për atë ditë. Mendoj që ata nuk e donin që ne të ishim në mes të asaj që ndodhi. Por ne u ndodhëm dhe ata paguan pasojat. Megjithatë atë ndeshje ne nuk e humbëm, patëm dy raste dhe zero ato. Mund ta humbisnim, mund të fitonim por ndeshja ishte e barabartë, nuk është se kundërshtari ynë e ka në dishezë fushën dhe ne në malore”, u shpreh De Biasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA