Kur pritej të ishte një ditë jo e favorshme për skiatoren kuqezi, duke u nisur nga pozicioni i 55-të dhe kushtet e vështira të pistës, ajo ka bërë një mrekulli në garën e sllallomit në ditës e sotme në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Lara është renditur e 13-ta dhe në lëshimin e dytë ka pasur kohën e 3-të më të mirë. Një super rezultat nga skitorja 17-vjeçare italiane që përfaqëson Shqipërinë, e konsideruar si talenti i skive botërore.
Lara Colturi e përmbyll etapën e rradhës së Kupës së Botës ne Kranjska Gora me një tjetër arritje fantastike. Në gjigandin e djeshem ajo u rendit e 25-ta, ndersa sot ajo bën mrekullinë në slalom, duke u nisur nga vendi i 55-të dhe duke përfunduar e 13-ta.
Një etapë e Kupës së Botës mjaft e sukseshme kjo për skiatoren shqiptare me një vend në “Top 30” dhe me një vend në “Top 15”.
Natyrisht këto arritje nuk kishin sesi të mos viheshin re. Mediat italiane e përmendnin faktin që e vetmja italiane në pistë ishte Lara Colturi që garon për Shqipërinë, duke mos e fshehur xhelozinë.
Top Channel