Të gjithë mund të shikojnë lulet, por vetëm më symprehtët mund të shikojnë gjashtë fytyrat e fshehura mes petaleve

04/01/2024 15:52

Ky iluzion optik ka lënë duke ‘kruar kokën’ dhe më fanatikët e lojrave të tilla në kërkim të një përgjigjeje.

Testoni inteligjencën tuaj dhe aftësitë e observimit duke u përpjekur të gjeni gjashtë fytyra të vogla të fshehura brenda vizatimeve të luleve.

Megjithëse imazhi mund të duket i zakonshëm detyra nuk është e thjeshtë pasi jo çdo person mund të zbulojë fytyrat .

E përditshmja britanike The Sun shkruan se psikologia Dr Amber Johnston, rekomandon zgjidhjen e iluzioneve për të ruajtur trurin në aktivitetet dhe rrjedhimisht një shëndet të mirë mendor.

Ajo thotë: “Është e ditur që shëndeti fizik dhe ai mendor është një karakteristikë e njerëzve të motivuar për të mësuar gjithmonë”.

“Çdo gjë që ofron një sfidë ose mundësi mësimi sjell gjithashtu kënaqësi e mirëqenie prandaj lojra të tilla mendore ndihmojnë përqendrimin e vëmendjes dhe aftësitë e përgjithshme konjitive”.

FOTO GALERI
3/3
Pergjigja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA