Ndërtimi i autostradës Elbasan-Qafë Thanë, nisin punimet në Lotin 3 dhe 4
29/12/2023 14:14
Punimet në autostradën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë edhe ditët e fundit të vitit.
Në vijim të punës në Lotin 1 dhe 2, punimet kanë filluar edhe në Lotin 3 dhe 4, ku po bëhet gërmimi, sistemimi, shtrimi i rrugës brenda kantierit si edhe po punohet me përforcimin dhe betonimin e digës lumore.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” foto nga punimet për autostradën, që pritet të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi.
Top Channel
“Mos bëni zhurmë se…”/ Zbardhet dosja e prokurorisë për krimin në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin