Një 39-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si “Çezma e Ferrës” në qytetin bregdetar. 39-vjeçari D. Sh., është gjetur i varur nga familjarët në banesën e tij, në lagjen nr.7, rreth orës 09:10 dhe paraprakisht deklarohet se është vetëvarje.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ashtu si dhe motivet që mund ta kenë shtyrë drejt aktit të rëndë në këtë fundviti.

“Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA