Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në prag të Krishtlindjes në Heraklion të Greqisë, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e Portës së Re.

Makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës që mbante burri. Ngjarja është denoncuar në Polici nga pronarët e makinës, të cilët herët pasdite kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar.

Sipas burimeve policore, në deklaratën e tij ka pranuar atë që ka bërë, por është shfajësuar duke thënë se po testonte armën për të parë nëse do të shkrepte.

Mirëpo, pas ngjarjes me mjetin, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua sot nga Policia e Sigurisë. Avokati Manos Drakonakis, i cili përfaqëson pronarët e mjetit, ka komentuar ngjarjen në një prononcim për ekriti.gr.

“Është e pamendueshme të kesh parkuar makinën në një vend publik dhe të mos e dish në mëngjes kur zgjohesh në çfarë gjendje do ta gjesh dhe nëse e gjen. Së fundi, në një moment personat që i kryejnë këto vepra duhet të ndëshkohen. Brenda makinës mund të ishte një person dhe në këtë moment nuk do të kishim dëme materiale, por diçka mjaft të rëndë”, u shpreh avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA