Modelja që doli e zhveshur në rrugë përballet me 1 vit burg por refuzon ‘standardet e dyfishta’ (fotot)

26/12/2023 15:44

Modelja 37 vjeçare Caroline Werner u arrestua në maj të këtij viti kur kishte nxjerrë qentë e saj të shëtisnin, e zhveshur nga mesi e lart, duke mbajtur vetëm një bluzë të lidhur në bel dhe pantallona të shkurtra.

Braziliania bukuroshe përballet tashmë me një vit burg por thotë se e beri në formë proteste pasi shumë burra dalin me veshje të tilla në bulevardet e plazhit, ndërsa ajo nuk mund ta bënte.

Por shumica e publikut e akuzonin atë për ekzibicionizëm dhe tërheqje vëmendjeje.

Pas arrestimit në bregdetin e Balneario të Brazilit pamjet e saj u bënë shpejt virale në rrjet, ku shihet që policët e prangosnin dhe e dërgonin në stacionin e policisë.

Zyrtarët raportohet se kritikuan për shkelje të moralit publik dhe e lanë të shkonte, por çështja vijon te jete nen hetim.

Por gruaja e fiksuar nuk hiqte dorë nga idea e saj duke thënë se “në vende të tjera gratë mund të ecin të zhveshura nga mesi e lart, prandaj sipas saj kjo duhet të lejohej dhe në qytetin e saj.

Në një intervistë modelja bionde thoshte: “Në shumë vende kjo është diçka normale, trupi i femrës nuk bëhet objekt seksualizimi, por në vendin tim megjithëse ligji e thotë, kjo nuk ndodh. Nuk mund të kem liri të njëjtë nëse detyrohem të pranoj këtë interpretim shtypës të ligjit”.

Kritiket thonin se Caroline me sa duket nuk e kupton se gjinjtë e femrave janë ndryshe nga ato të meshkujve prej funksioneve seksuale dhe të riprodhimit.

Ajo tregonte më tej për incidentin: “Isha në plazh duke shëtitur qentë dhe vendosa të heq bluzën. Pasi kalova rrugën u afruan ata të policisë bashkiake dhe më ndaluan në mënyrë arbitrare dhe të papërshtatshme, ata më prekën me duar dhe më prangosën”.

Modelja tha më tej se e kishin dërguar në burg dhe i mohonin të drejtën për të folur me një avokat: “Kur mbërritëm në stacionin e policisë ata më futën në qeli dhe më lidhën me pranga te një parmak, pa më lënë të flisja me askënd”.

Avokati i Werner shtonte: “Kjo që ndodhi ishte një abuzim me pushtetin dhe demonstron sesi keqinterpretohet ligji në lidhje me femrat, i diktuar nga kultura patriarkale”.

Gruaja pret dënimin që mund të arrijë deri në një vit burg dhe një gjobë të majme.

FOTO GALERI
3/3
Por shumica e publikut e akuzonin atë për ekzibicionizëm dhe tërheqje vëmendjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA