“E prishe shoqërinë për një femër”/ Aureli dhe Endi përballen në “Për’puthen” pas sherrit

26/12/2023 19:06

Aureli dhe Endi zhvilluan puntatën e sotme të “Për’puthen” një përballje kokë më kokë, për të sqaruar sherrin që ndodhi mes tyre.

Molla e sherrit në këtë situatë ishte Gabriela, emri i së cilës u përmend gjatë debatit që konkurrentët kanë bërë me njëri-tjetrin.

“E prishe shoqërinë për një femër”, u shpreh gjatë përpalljes Endi ose siç njihet ndryshe me emrin Buçi.

Kjo përballje mes tyre, e cila u bë për të sqaruar debatin, e thelloi më tepër tensionin mes djemve.

Ndërkohë për herë të parë u transmetuan edhe pamjet nga prapaskena, në të cilat ka vijuar debati, madje në një moment Aureli ka tentuar ta godasë me grusht Endin.

Përballja midis tyre në “Për’puthen”:

Endi: Çfarë shoku më ke ti mua, më hodhe poshtë për tre sekonda.

Aureli: Ti duhet të më kuptoje dhe të mos bëje zë.

Endi: Ti hape muhabetin me spanjisht dhe po më thua flit drejtpërdrejtë. Ti nuk më ke kuptuar si shok i vërtetë ti më ke piptuar se çfarë do ti. Ti më hodhe poshtë për një femër. Jo të më thuash ti që jam veshi i asaj. Ti bën lojëra fjalësh, por mua nuk ma fut dot nuk ka shanse.

Unë nuk kam shokë km familje. Shok i vërtetë nuk do kishte mbajtur anën e gabuar. Ti i shikon gjërat shtrembër. Ideja që sa i prishet interesi, jo shoqëri që hedh poshtë por të gjithë. Unë u stepa pak kur e dëgjova, por ky i tillë paska qenë.

Aureli: Një gjë do të të them, mos më bëj për budalla mua. Ti e ke parë se kush janë shokët e mi. Sot jam këtu falë një shoqërie të mirë, pro këtu kemi ardhur me disa synime. Unë nuk e heq dot nga mendja shprehjen tënde, mos më bëj për budalla.

Endi: Ti je si ai fëmija i përkëdhelur që nuk të ecën e jotja thua mos hajde më. Më vjen keq që nuk e kupton se çfarë ke përpara. Ti më hedh poshtë për një femër mua më thyhet zemra.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA