Të bllokuar në qendrën tregtare në Lushnjë nga zjarri, njerëzit të frikësuar përpiqen të dalin nga dritaret

25/12/2023 15:02

Situata në qendrën tregtare në Lushnjë vijon të mbetet e rëndë, ndërsa raportohet se kanë mbetur të bllokuar brenda qytetarë.

Disa prej tyre janë përpjekur të dalin nga dritaret, si një fije shprese për të arritur largimin nga godina.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, ku deri më tani vetëm një pjesë e tyre janë evakuuar nga qendra.

Ata që kanë pasur nevojë për ndihmë janë dërguar në spital për të vijuar më pas me kontrollet.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbështetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA