Danimarka i heq rezidencën refugjatëve që udhëtojnë ‘shpesh’ drejt vendeve të tyre

25/12/2023 18:23

Nga 1 janari 2024, refugjatëve që jetojnë në Danimarkë do t’u anulohet leja e përkohshme e rezidencës nëse udhëtojnë në vendet e tyre, ka vendosur parlamenti vendit.

Në votën e mbajtur më 7 dhjetor 2023, Parlamenti danez mbështeti një amendament ndaj Ligjit të të Huajve, ku parashikohet heqja e rezidencës së përkohshme të refugjatëve nëse ata kryejnë një udhëtim drejt vendeve të tyre, si për shembull në raste festash, shkruan agjencia zyrtare SchengenVisaInfo.com.

Më parë, vetëm ata që udhëtonin drejt vendit të tyre në më pak se dhjetë ditë pas përfitimit të lejes rrezikonin masa të tilla drastike.

Vendimi i njoftua nga rrjeti vendas ‘New to Denmark’, që operohet nga shërbimet daneze të emigracionit dhe të rekrutimit dhe integrimit të refugjatëve (SIRI).

Kur rregulli të hyjë në fuqi shërbimet, shërbimet e emigracionit do të vendosin nëse emigrantët që udhëtojnë drejt vendeve të tyre nuk janë të rrezikuar nga persekutimi atje, rrjedhimisht  duke i dëbuar nga vendi.

Zyrtarët shtonin se në të tjera rrethana hetimi përfshiheshin he refugjatët që bënin shumë udhëtime në përgjithësi, ose që konsideroheshin rrezik për sigurinë kombëtare ose shëndetin publik.

FOTO GALERI
1/3
Parashikohet heqja e rezidencës së përkohshme të refugjatëve nëse ata kryejnë një udhëtim drejt vendeve të tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA