Zhuliana Jorganxhi e surprizoi! Ironia therëse e Gjergj Lekës: Je nga artistet më të paguara, me 140 mijë lekë

23/12/2023 18:32

Këngëtari, kantautori dhe instrumentisti i njohur shqiptar, Gjergj Leka ka ardhur në një rrëfim të mbushur me emocione në “S’e Luan Topi”.

Ai ka folur për jetën, pengjet e tij, raportin me partneren dhe planet për të ardhmen. E pyetur për ndarjen nga jeta të të ëmës, Leka u shpreh se ky është pengu më i madh i tij. Artisti shpjegoi se si çdo bir që humbet njerëzit e dashur, edhe ai thotë “ahh pse se bëra këtë”.

Erjona Topi: Ka një peng aty që nuk e takove dot?

Gjergj Leka: Jo vetëm ai, ai është pengu më i vogël sepse normalisht nuk e prisnim të ndodhte ajo që ndodhi por nuk i futem dot asaj gjëje. Janë gabime mjekësore, shumë herë e gjëra, tani ndodhi dhe ajo që ndodhi nuk e kthejmë dot pas. Por kam pengje që unë mendoj se janë pengjet e çdo djali që e ka dashur shumë nënën e tij. Janë pengje që kushdo këtu, edhe ata që na ndjekin janë dakord me këtë që unë do them; kur të ikën personi i dashur ti thua, “ahh pse s’bëra këtë”.

Poetja Zhuliana Jorganxhi ka qenë ndër personazhet që ka surprizuar artistin në emision. E pyetur nëse i mungonte atdheu, Zhuliana është shprehur se “kudo që shkon, atdheu të ndjek pas” dhe me kohën, ajo mungesa e tokës tënde kthehet në dhimbje.

Në përgjigje, Leka vuri në dukje se pavarësisht kontributit të madh që ka dhënë poetja për atdheun, në një moshë të vjetër sikurse është sot shteti ia ktheu të mirat duke e lënë të pavlerësuar ashtu si shumë artistë të tjerë; ndërsa pensioni që ajo merr është minimal.

Zhuliana Jorganxhi: Malli është. Kudo që shkon, atdheu të ndjek pas. Dhe kur rri larg atdheut për një kohë të gjatë bëhet dhimbje.

Gjergj Leka: Pensionin po ta mbledh unë, për Krishtlindje do ta sjell. Je nga artistet tona më të paguara. Merr 140 mijë lekë të vjetra në muaj. Forca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA